75 Mall Live Search
08:30 / E Shtunë, 01 Nëntor 2025 / F.R

Vdes veterani i UÇK-së, Mursel Gashi

Ka vdekur veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mursel Gashi.

Kështu ka bërë të ditur familja e të ndjerit, derisa kanë njoftuar se varrimi do të bëhet sot në ora 15:00 në varrezat e lagjes së Aliovitëve në fshatin Dobërdol të Podujevës.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Mursel (Mujë) Gashi (10.12.1967 – 31.10.2025). Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, më datë 01.11.2025, në ora 15:00, në fshatin Dobërdol, Podujevë, në varrezat e lagjes së Aliovitëve. Në pikëllim të thellë, Familja Gashi”, ka njoftuar familja.