Vdes vogëlushja 2-vjeçare derisa po flinte në djep

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të mërkurën pasdite në fshatin Penuh të Podujevës.
Një vajzë, dy vjeçare humbi jetën derisa po flinte në djep, raporton IndeksOnline.
Vogëlushja nga Lluzhani po qëndronte të dajtë e saj, ndërsa papritmas humbi jetën rreth orës 16:00.
Trupi i saj është dërguar në Departamentin e Mjekësisë Ligjore për obduksion ku do të konstatohet shkaktari i vdekjes së saj.
Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimin e këtij rasti të rëndë.
Ende nuk është vendosur për kohën e ceremonisë së varrimit./IndeksOnline/