75 Mall Live Search
14:09 / E Hënë, 09 Mars 2020 / indeksADMonline

Vdes ylli i filmit “Game Of Thrones”

Ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare ylli i “Game Of Thrones”, Max Von Sydow, në shtëpinë e tij në Francë, njoftoi sot agjenti i tij.

Ylli i filmit, i njohur për rolet në “Star Wars”, “Game Of Thrones”, “The Exorcist”, një aktor tejet i njohur dhe i spikatur, vdiq në shtëpinë e tij në Francë të dielën, transmeton Indeksonline.

Familja e tij njoftoi sot vdekjen e aktorit me origjinë suedeze, me zemër të thyer dhe trishtim të madh.

Agjenti i aktorit Jean Diamond tha: “Me zemër të thyer dhe me trishtim të pafundmë, njoftojmë për largimin e Max Von Sydowit, 8 mars 2020”.

I lindur në 1929, Von Sydow, bëri debutimin e tij në film më 1949, duke u paraqitur në disa filma nga Ingmar Bergmani, duke përfshirë një rol si kalorës në Seal Seal. /Indeksonline/