75 Mall Live Search
15:00 / E Enjte, 02 Tetor 2025 / AR

Vdes ylli i “Only Fools and Horses”

Patrick Murray, i njohur me rolin e Mickey Pearce në serialin “Only Fools and Horses”, ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare pas një beteje me kancerin në mushkëri.

Një deklaratë në një faqe fansash të Only Fools and Horses shkruhej:

“Me hidhërim të thellë njoftojmë vdekjen e mikut tonë Patrick Murray – Mickey Pearce. Patrick la pas gruan e tij, Anong, dhe vajzën e tij, Josie”, transmeton Indeksonline.

Në vitin 2021, Patrick u diagnostikua me kancer në mushkëri.

Vitin e kaluar, ai zbuloi se ishte shëruar plotësisht pasi iu nënshtrua kimioterapisë dhe një operacioni për të hequr tumorin në tetor 2022./Indeksonline/