18:53 / E Hënë, 08 Gusht 2022 / AR

Vdes ylli i serialit ‘Magnum, PI’

Aktori i njohur u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare, teksa humbi betejën që po bënte për herë të fundit pas një aksidenti trafiku në të cilin ishte përfshirë.

Roger Mosley ishte ylli i serialit ‘Magnum, PI’ ku luajti Theodor ‘TC’ Calvin, një pilot helikopteri dhe ishte i njohur në mbarë botën. Lajmin për vdekjen e ka bërë të ditur vajza e tij, e cila ka shkruar në Facebook se “Ishte i paralizuar nga shpatullat e poshtë dhe ishte në gjendje kritike pas aksidentit”.

Emri/ E rëndë: Ndahet nga jeta aktori i famshëm

Ch-a Mosley shtoi, “Ne kurrë nuk mund të vajtojmë një njeri kaq të mrekullueshëm. Ai do të urrente çdo të qarë në emrin e tij. Është koha për të festuar trashëgiminë që ai la për të gjithë ne”.

“Lajm kaq i trishtuar… Ne humbëm një tjetër aktor dhe legjendë të madhe sot. Më pëlqeu shumë të punoja me Roger, projekti i parë në të cilin kam luajtur ndonjëherë. Ai ishte më i miri. Ngushëllime familjes Mosley”, shkroi në Tëitter aktori Richard Brooks.

Emri/ E rëndë: Ndahet nga jeta aktori i famshëm