75 Mall Live Search
21:05 / E Martë, 08 Korrik 2025 / Burim

Vdes zjarrfikësi i përfshirë në aksidentin mes dy kamionëve në Gjakovë

Ka vdekur zjarrfikësi që ishte lënduar në aksidentin e rëndë mes një kamionete dhe kamioni të zjarrfikësve sot gjatë ditës në Gjakovë.

Lajmin e ka konfirmuar për IndeksOnline, zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

“Sapo na njoftuan se zjarrfikësi i lënduar në aksident mes dy automjeteve ka ndërruar jetë”, ka thënë për IndeksOnline Krasniqi.

Ajo ka treguar se rasti është duke u trajtuar nga njësitet përkatëse të Policisë, të cilët kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po merren me zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. /IndeksOnline/