23:43 / E Enjte, 29 Tetor 2020 / OSH

Vdes zyrtari i Komunës së Vushtrrisë

Ka vdekur zyrtari i Komunës së Vushtrrisë Emin Ibishi.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri.

“Shumë i trishtueshëm lajmi i ndarjes nga jeta të kolegut Emin Ibishi, punëtorin dhe artistin e përkushtuar e të veçantë që kishte Komuna e Vushtrrisë. Ngushëllime të gjithë familjarëve, miqëve dhe kolegëve! Nesër në ora 11:00, mbledhja komemorative në Komunen e Vushtrrisë”.