75 Mall Live Search
11:45 / E Hënë, 03 Shkurt 2025 / L K

Vdes zyrtari policor, Samet Rexhepi

Ka ndërruar jetë zyrtari zolicor nga Gjilani, Samet Rexhepi.

Lajmin e ka dhënë Sindikata e Policisë e Kosovës.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të zyrtarit policor, Samet Rexhepi. Humbja e tij është e rëndë për familjen, kolegët dhe Policinë e Kosovës. Në emër të Sindikatës së Policisë së Kosovës, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta.
Samet Rexhepi do të kujtohet për përkushtimin dhe sakrificën e tij në shërbim të sigurisë”, thuhet në njoftimin e sindikatës.