75 Mall Live Search
21:52 / E Shtunë, 08 Maj 2021 / OSH

Vdesin 3 anëtarë të një familje nga Gjilani, dyshohet se u helmuan nga ushqimi në Shqipëri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen Haliti të Gjilanit, ku tre anëtarët e familjes, Afrimi, Elfetja dhe Ferindazja dyshohet të kenë vdekur pas helmimit në ushqim, derisa ishin në Shqipëri.

Dhembjen për këtë tragjedi e kanë shprehur familjarë e qytetarë të shumtë.

“Sot lagjja jonë mori lajmin tragjik per humbjen e 3 antarve te familjes Haliti, zoti i shperbleft me xhenet.Ngushllime”, ka shkruar Vebi Jerliu.

IndeksOnline ka provuar të marrë informacione shtesë lidhur me këtë rast, mirëpo ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje zyrtare.