75 Mall Live Search
17:23 / E Shtunë, 06 Nëntor 2021 / OSH

Vdesin 8 persona në koncertin e reperit Travis Scott në Teksas

Së paku tetë persona kanë humbur jetën si pasojë e një rritje të madhe të turmës në natën e hapjes së një festivali muzikor në Hjuston, Teksas.

Paniku shpërthej kur turma filloi të shtyhej drejt pjesës së përparme ku reperi i njohur amerikan Travis Scott po performonte. Këtë e bënë të ditur zyrtarë e emergjencës për BBC.

Njëmbëdhjetë persona u dërguan në spital në arrest kardiak dhe dhjetëra të tjerë u lënduan. Në mesin e viktimave kishte fëmijë të  moshës 10 vjeç.

Rreth 50.000 persona ishin pjesëmarrës në koncertin e organizuar në natyrë, I cili u anulua më pas.

Travis Scott, organizatori i këtij koncerti, gjatë përformances së tij 75-minutëshe ndaloi disa herë pasi pa njerëzit dukë u lënduar. Reperi kërkoi disa herë nga sigurimi që t’u dalin në ndihmë atyre.