Vdesin 9 persona nga COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, sapo ka publikuar raportin 24 orësh të rasteve me Covid-19, duke njoftuar se 162 persona kanë rezultuar pozitiv, derisa janë shëruar 122 të tjerë, raporton IndeksOnline.
Po ashtu IKShPK njofton se betejën me Covid-19 e kanë humbur 9 persona duke e dërguar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në Kosovë nga ky virus në 425 persona. /IndeksOnline/