09:18 / E Hënë, 06 Prill 2020

Vdesin dy pacientë nga koronavirusi në Kosovë

Dy qytetarë të Kosovës kanë vdekur si pasojë e koronavirusit. Kjo është bërë e ditur nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Të dy ishin të shtrirë në Klinikën Infektive të QKUK-së, njëri nga data katër prill tjetra nga data dy prill.

Numri i të infektuarve me COVID-19 ka shkuar në 145, kurse numri i viktimave sot ka arritur në tre, raporton Indeksonline.

Njoftimi i plotë:

Sot me datë 06.04.2020 në Klinikën Infektive të QKUK-së dy pacientë me COVID 19 kanë përfunduar me vdekje.

Në ora 03:00 ka përfunduar me vdekje pacienti i gjinise mashkull S. N, 1961, Prishtinë,  i cili është pranuar në Mjekimin Intenziv të Klinikës Infektive me datën 04. 04. 2020 transfer nga Qendra Emergjente e QKUK-së dhe ka qenë me sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus tip 2. Sy hepatorenale). Pacienti është pranuar në Klinikën Infektive në gjendje të rendë pa vetëdije.

Në ora 07:10 ka përfunduar me vdekje pacientja e gjinisë femer, N. R, 1950, Korishë, Prizren, e cila është pranuar po ashtu në Mjekimin Intenziv të Klinikës Infektive me datën 02. 04.2020 dhe ka pasur sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus, Nephropathia diabetica, Hypertensio arterialis dhe Cardimyopathia chronica).