11:40 / E Hënë, 31 Maj 2021 / AR

Vdesin dy persona pas të shtënave me armë zjarri në një koncert në Miami

Dy persona janë vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur rëndë pas të shtënave me armë në një koncert në Miami.

Tre persona të maskuar kishin hyrë me armë në orët e para të mëngjesit të së dielës, transmeton Indeksonline.

‘Miami Herald’ po raporton se tre nga viktimat e plagosura janë në gjendje kritike.

Ende nuk janë identifikuar personat që kanë kryer këtë vepër, por policia beson se çdo gjë ishte e planifikuar./Indeksonline/