17:43 / E Diele, 23 Maj 2021 / AR

Vdesin dy persona si pasojë e aksidentit në Korroticë të Drenasit

Një aksident me fatalitet ndodhi në fshatin Korroticë e ulët të Drenasit.

Fillimisht lëndime të rënda morën 6 persona, por që dy prej tyre nuk mundën t’i përballojnë plagëve të rënda.

Indeksonline mëson se të dy viktimat janë të gjinisë femërore.

Njëra ka vdekur rrugës në Komoran derisa po transportohej për në spital, kurse tjetra në QKMF të Drenasit.