Vdesin dy zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, në Kapchorwa, të Ugandës

Dy zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë kanë vdekur në një aksident rrugor që ndodhi në Kapchorwa të Ugandës të dielën në mbrëmje.
Isaac Mukisa, banor i qarkut të Kitangaya dhe shoferi, Noah Treva vdiqën me të mbërritur në spital, ndërsa Ronald Muhumuza mbijetoi me lëndime dhe aktualisht është shtruar në spitalin e përgjithshëm të Kapchorwa.
Automjeti ishte caktuar nga Ministria e Shëndetësisë për shpërndarjen e rrjetave të mushkonjave./Indeksonline/