75 Mall Live Search
16:44 / E Diele, 28 Prill 2019 / indeksADMonline

Vdesin më shumë se 270 vetë të stafit zgjedhor në Indonezi

Si pasojë e punës jashtë orarit, më shumë se 270 persona të stafit zgjedhor kanë humbur jetën në Indonezi.

Zgjedhjet e 17 prillit janë cilësuar nga mediat si zgjedhjet më të komplikuara në botë, transmeton klankosova.

Në këtë ditë kanë punuar rreth gjashtë milionë punëtorë nëpër 810 mijë vendvotime të lokalizuara në mbarë vendin.

Tani dhjetë ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve në Indonezi, të paktën 272 punëtorë zgjedhjesh kanë vdekur nga sëmundjet e shkaktuara prej orarit të gjatë të punës. /Indeksonline/