12:16 / E Diele, 02 Gusht 2020 / indeksADMonline

Vdesin tre pacientë në Spitalin e Gjilanit, një me Covid-19 dhe dy në pritje të rezultateve

Kanë vdekur tre pacientë në Spitalin Regjional të Gjilanit.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar drejtori i Spitalit Ukshin Ismajli.

Ai tha se njëri pacient ishte i konfirmuar me Covid-19, ndërsa dy të tjerë ishin në pritje të rezultateve.

Gjatë 24 orëve kanë vdekur tre pacientë nga regjioni i Gjilanit. Njëri nga ata ishte COVID pozitivv, ndërsa për dy të tjerë jemi në pritje të rezultateve për të parë nëse ishin të infektuar. Pacientë ishin dy nga komuna e Kamenicë, dhe njëri nga Gjilanit”.