75 Mall Live Search
15:54 / E Shtunë, 14 Janar 2023 / Gj. Sh

Vdiq Cen Aliçkaj, Haradinaj: Ishte ndër të parët që iu bashkua rreshtit të ushtarëve

Këtë të shtune vdiq ushtari i UÇK-së, Cen Aliçkaj.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradianj, i cili tha se Aliçkaj ishte ndër të parët që hyri në rreshtin e ushtarëve.

“Kur po i formonim rreshtat e parë të UÇK-së, ndër të parët që hyri në rreshtin e ushtarëve ishte edhe Cen Aliçkaj. Ishte luftëtar i fortë, njëri prej luftëtarëve më të zotë të UÇK-së në Dukagjin!

Sot, në paqe, Cena na u nda nga rreshti për t’ju bashkuar shumë burrave të kombit që i kishte përkrah luftës për liri.

Pusho i qetë në tokën për të cilën luftove, Cen!”, shkroi Haradinaj.