75 Mall Live Search
10:02 / E Enjte, 14 Gusht 2025 / F.R

Vdiq derisa po trajtohej në QKUK, policia nis hetimet

Një grua nga Gjilani ka vdekur derisa kishte qenë duke marrë trajtim mjekësor në QKUK dje rreth orës  01:45.

Policia tha se po e heton vdekjen, ndërsa trupi i pajetë i gruas është dërguar për obduksion.

“HETIM MBI VDEKJEN – Gjilan / 10.08.2025 – 19:34.  Më 13.08.2025 rreth orës 01:45 viktima f/k ka ndërruar jetë në QKUK, e cila kishte qenë në trajtim mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.