Vdiq motoçiklisti holandez Steeman, u aksidentua në garë në fundjavë

Motoçiklisti holandez Victor Steeman ka humbur jetën të martën, si pasojë e lëndimeve që kishte marrë pas aksidentit në garën e të shtunës në serbinë Supersport-300 që u mbajt në Portimao.
Steeman 22-vjeçar u rrëzua rëndë pasi u përplas me kolegun e tij të skuadrës Ka]asaki, Jose Perez Gonzalez.
Ai ishte dërguar në spital, ndërsa familja ka njoftuar të martën se Steeman ka vdekur.
“Një gjë që prindërit e motoçiklistëve i frikësohen, ka ndodhur tash. Victori ynë nuk ka mundur të fitojë garën e fundit”, thuhet në deklaratën e familjes të publikuar nga promocioni i serisë Worldsuperbike, Dorna. “Do të na mungojë tmerrësisht Victori”.
Aksidenti ka ndodhur të shtunën pasdite. Në xhiron e tretë, Perezi humbi kontrollin e motoçikletës dhe u përplas me kokë dhe nuk kishte asnjë shans për të shmangur atë.