10:04 / E Shtunë, 05 Dhjetor 2020 / A. M.

Vdiq nga Covid, kush ishte pronari i Fax Web, Kasem Hysenbelliu

Presidenti i televizionit informativ Fax News, Kasem Hysenbelliu, ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare nga Covid.

Edhe pse prej ditësh merrte mjekim të specialiuzar në Turqi, nuk mundi të fitonte betejën ndaj virusit që ka pushtuar botën.

Ndahet nga jeta Kasem Hysenbelliu, i shtruar prej ditësh në Turqi – A2 CNN

Hysenbelliu është themeluesi i Fax News, grupit mediatik që hyri në treg në vitin 2017.

Për vite me radhë drejtoi me përkushtim e sukses, grupe të rëndësishme mediake në vend, si Gazeta Panorama, e për vite me radhë televizionin News24, BalkanWeb, Gazeta Shqiptare e Radio Shqiptare.

I martuar, baba i dy fëmijëve, Kasem Hysenbelliu njihet nga bashkëpunëtorët e tij si drejtues, koleg dhe bashkëpunëtor i shkëlqyer.