75 Mall Live Search
09:20 / E Premte, 11 Dhjetor 2020 / OSH

Vdiq nga Covid19 doktori Ahmeti, miku i tij ka një dedikim prekës

Mbrëmë doktori Nijazi Ahmeti ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me koronavirus, shkruan IndeksOnline.

Miku i tij, shefi i Policisë e nënkoloneli, Arbnesh Ajvazi ka bërë një dedikim prekës për vdekjen e tij.

Ajvazi e ka vlerësuar atë si një njëri të kompletuar e të mahnitshëm.

Ai tha se Ahmeti do iu mungoj pacientëvë, shoqërisë e familjes.

“Një njeri i kompletuar ka qetësinë për të pranuar gjërat që nuk mund t’i ndryshojë, ka fuqi për të ndryshuar gjërat që mundet, dhe mençurinë për të kuptuar diferencën-i Tillë ishe!

Të gjithë njerëzit e mahnitshëm që njoh janë të mahnitshëm, sepse kështu besojnë-i Tillë ishe Dr. Nijazi Ahmeti! Do t’i mungosh vendi Tuaj pacientëve Tuaj, shoqërisë Tuaj e familjes!

Lamtumirë Dok !”, tha ai./IndeksOnline/