Vdiqën shtatë mjekë e tre infermierë nga Covid-19, ndizen qirinjë në nder të tyre

Shtatë mjekë e tre infermierë kanë vdekur nga COVID-19, më shumë se 1000 të infektuar.
Ndonëse errësirë, mbrëmjen e së mërkurës, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë është ndriquar nga qirinjët e ndezur në nder të kolegëve të ndjerë.

Stafi shëndetësor që ishte në ndërrimin e pasditës në QKMF u mbledhën për t’i kujtua shtatë mjekët e tre infermierët.
Ata duke luftuar për jetën e pacientëve, s’mbijetuan për vete.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, janë mbi 450 mjekë të prekur me COVID-19 nëpër institucione shëndetësore, e mbi 750 infermierë.
Sipas Sejdiut nga Oda e Mjekëve, e kjo ndërlidhet me kontrollin e jashtëm.

Të gjithë mjekët që kanë vdekur kanë qenë duke punuar nëpër institucione shëndetësore.
Aktualisht janë 200 punonjës shëndetësorë të cilët janë të prekur me COVID-19./IndeksOnline/

