09:40 / E Premte, 12 Prill 2024 / L K

Vetura e Nogës u godit me një granatë dore

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për shpërthimin që ka ndodhur sot në mëngjes afër Fakultetit Teknik në Prishtinë.

Në njoftim thuhet se është përdorur një granatë dore si mjet shpërthyes ndërsa janë dëmtuar edhe gjashtë vetura të tjera.

Indeksonline bën të ditur se shpërthimi ka ndodhur në veturën e reperit kosovar Agon Abdullahu, i njohur si Noga.

“Rreth orës 07:00 është pranuar informata për një shpërthim në rrugën “Zekirja Cana” në Prishtinë.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para bëhet e ditur se si pasojë e shpërthimit nga fragmentet e mjetit shpërthyes gjashtë vetura janë dëmtuar përderisa nuk raportohet për pasoja në njerëz.

Përgjatë kryerjes së ekzaminimit të vendngjarjes rruga është bllokuar për lëvizje ndërkaq njësia për menaxhimin e mjeteve shpërthyese ka bërë pastrimin e terrenit.

Rezultatet e para sugjerojnë që mjeti shpërthyes të ketë qenë granatë dore, ndërkohë që policia po vijon me ndërmarrjen e veprimeve të tjera për ndriçimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen” thuhet në njoftimin e Policisë./Indeksonline/