75 Mall Live Search
20:43 / E Mërkurë, 03 Nëntor 2021 / C E

Veç 1 pikë, Milani ende nuk është ‘pjekur’ për Ligën e Kampionëve

Milani ka fituar pikën e parë këtë sezon ën Ligën e Kampionëve.

Rosonerët kanë barazuar 1-1 me Porton në ndeshjen e xhiros së katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Portugezët kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Luis Diaz në minutën e gjashtë të ndeshjes.

Rezultatin e barazoi Kalulu në minutën e 61-të, ku goditja e tij u devijua nga Mbemba.

Me këtë barazim, Milani mbetet në vendin e fundit në grup me një pikë derisa Porto është e dyta me 5 pikë. /IndeksOnline/