75 Mall Live Search
14:35 / E Shtunë, 07 Dhjetor 2024 / Gj. Sh

Veç 2.9 sekonda, thyhet rekordi i nokautit në sportet luftarake (VIDEO)

Ka ndodhur nokauti më i shpjetë në sportet luftarake.

Vetëm pas 2.9 sekondave Justin Watson mposhti Cole Ferrellin në BKFC, apo boksi pa dorëza i arteve marciale, shkruan IndeksOnline.

Ky ishte nokauti më i shpejtë në histori, e këtë e konfirmoi edhe presidenti i BKFC, David Feldman.

“E pabesueshme”, ka thënë ai dhe tregoi një kronometër me kohëzgjatjen e luftës. Kronometri tregonte 2.90 sekonda.

Rekordi i mëparshëm ishte tre sekonda, i mbajtur nga Ulyses Diaz, i cili mposhti Donelei Benedetton katër vjet më parë./IndeksOnline/