75 Mall Live Search
22:37 / E Premte, 29 Mars 2019 / indeksADMonline

Veç 21 vjet, por rrogën “alamet”

Manchester United ka mbajtur bisedime pozitive me përfaqësuesit e Marcus Rashford, duke ngritur shpresat se sulmuesi i Anglisë do të nënshkruajë një kontratë të re pesëvjeçare në Old Trafford.

Pavarësisht se vonë ka mbushur 21 vite jetë, ylli anglez do të ketë pagë të majme te United në vlerë 150 mijë funta në javë.

Marrëveshja aktuale e Rashford përfundon në verën e ardhshme dhe United e ka të domosdoshme arritjen e një marrëveshje për kontratë të re.

21-vjeçari ka prodhuar formën më të mirë të karrierës së tij të re nën drejtimin e Solskjaer duke shënuar 8 gola në 18 ndeshje.

Për dallim nga bisedimet e mira që po ecin me Rashford, te United nuk ka lajme të mira nga bisedimet e filluara me Herreran, Matan e De Gean pasi që nuk ka gjuhë të përbashkët mes palëve./Indeksonline/