75 Mall Live Search
11:37 / E Mërkurë, 24 Shtator 2025 / G T

Veç dhjetë lojtarë në histori, e kanë fituar: “Topin e artë”, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës

Ousmane Dembele është fituesi më i ri i “Topit të artë”. Ai mposhti Lamine Yamalin në ceremoninë e së hënës.

Fabrizio Romano, publikon një statistikë interesante që ka të bëjë me këtë çmim individual, shkruan Indeksonline

Vetëm dhjetë lojtarë në histori, kanë fituar: Ligën e Kampionëve, “Topin e artë” dhe Kupën e Botës.

Ata janë: Dembele, Leo Messi, Kaka, Ronaldinho, Rivaldo, Zinedine Zidane, Bobby Charlton, Paolo Rossi, Gerd Muller dhe Franz Beckenbauer.

Fituesit e tjerë të këtij çmimi, nuk kanë triumfuar në një prej kompeticioneve në fjalë (Kupa e Botës apo Liga e Kampionëve), duke përfshirë këtu Cristiano Ronaldon./Indeksonline/