75 Mall Live Search
08:51 / E Enjte, 11 Nëntor 2021 / C E

Veç edhe 50 ditë që Reali të filloj ‘sulmin’ për Mbappe

Kylian Mbappe mund të jetë lojtar i Real Madridit gjatë sezonit të ardhshëm.

Ylli francez ka qenë i lidhur ngushtë me një transferim te gjiganti spanjoll gjatë verës dhe tashmë largimi i tij është i pashmangshëm.

Real Madrid duhet të pres edhe 50 ditë para se të mund të filloj negociatat drejtpërdrejtë me lojtarin pa marrë leje nga PSG.

Mbappe do të jetë pa kontratë në muajin qershor dhe Real Madrid pritet të nënshkruaj me të me parametra zero.

Ajo që nuk përjashtohet është se Madridi mund të paraqesë një ofertë të re për PSG-në për Mbappen në janar.

Është një strategji që vlerësohet te bardhezinjtë si një akt i ri i vullnetit të mirë me PSG-në , një demonstrim i ri se objektivi nuk ishte nënshkrimi i tij falas. /IndeksOnline/