Veç edhe një sezon me Mercedes, Hamilton afër marrëveshjes me “kokëkuqen”

Emri i pilotit, Lewis Hamilton është më i përfoluri në rrjetet sociale, pasi po spekulohet për një marrëveshje me Ferrarin.
Shtatë herë kampioni i botës mund ta ketë sezonin e fundit me Mercedesin gjatë këtij viti, shkruan Indeksonline
Britaniku thuhet se ka arritur marrëveshje me Ferrarin, dhe do të jetë pjesë e “kokëkuqes” nga viti 2025.
Hamilton pritet të jetë zëvendësues i pilotit, Carlos Sainz dhe homolog i Charles Leclerc qysh nga viti i ardhshëm.
Kujtojmë që gara e parë e sezonit të ri 2024 nis më 2 mars dhe zhvillohet në Bahrain./Indeksonline/