75 Mall Live Search
15:53 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2024 / G T

“Veç gjyqtari nuk meriton përgëzime”, trajneri i Dritës pas fitores ndaj Ballkanit

Skuadra e Dritës ka shënuar një fitore të madhe në javën e 21-të në Superligën Kosovës, pasi mposhti minimalisht 1:0 Ballkanin.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi mbrojtësi Juan Mesa në minutën e 62’të, pas një krosimi nga Besnik Krasniqi, shkruan Indeksonline

Pas ndeshjes trajneri i “Intelektualëve” thuri lavda për lojtarët e tij por tha se gjyqtari i ndeshjes ishte skandaloz.

“Ishte një fitore e merituar. Objektivi që kishim u arrit me mund dhe sakrificë nga lojtarët e Dritës. Nuk ka ndeshje pa tension, por sigurisht se në derbi është edhe më i madh. Edhe Ballkani edhe ne patëm paraqitje të mirë, por sot ishim ne ata që merituam fitoren”, ka thënë fillimisht Ramadani pas ndeshjes.

“I vetmi ishte gjyqtari që nuk meriton përgëzim. Ishte skandaloz për të dyja ekipet. Na ka dëmtuar shumë, sidomos në kartonin që ndau për Blerim Krasniqin dhe unë nuk arrita të përmbahem duke parë që i bëhet dëm ekipit dhe neve”.

Me këtë fitore, Drita shkon në kuotën e 40 pikëve në pozitën e 3-të, kurse Ballkani mbetët në vendin e parë me 44 pikë, katër më shumë se vendi i dytë, Llapi që ka një ndeshje më pak dhe e zhvillon nesër ndaj Fushë Kosovës./Indeksonline/