Veç katër kosovarë në listën e Kombëtares së Shqipërisë për ndeshjet e nëntorit

Kombëtarja e Shqipërisë para disa ditësh ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e muajit nëntor.
Në këtë listë, vetëm katër kosovarë janë të ftuar: Etrit Berisha, Ardian Ismajli, Amir Abrashi dhe Ylber Ramadani, transmeton Indeksonline.
Disa vite më parë, lista e Kombëtares “Kuq e Zi” ishte e mbushur me kosovarë.
Duket se formimi i Kombëtares së Kosovës ka bërë që numri i kosovarëve tek “Kuq e Zinjtë” të zvogëlohet./Indeksonline/
