22:42 / E Diele, 17 Janar 2021 / C E

Veç kujtimet kanë mbetur nga Juventusi i vjetër, Interi e bën për “pesë pare”

Interi ka fituar derbin e madh të Italisë.

Zikaltërit kanë mposhtur Juventusin me rezultat 2-0 në ndeshjen e javës së 18-të të Serie A.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Vidal në minutën e 12-të të ndeshjes, shkruan Indeksonline.

Rezultatin e dyfishoi Barella në minutën e 52-të.

Me këtë fitore, Interi është në vendin e dytë në tabelë me 40 pikë, aq sa ka edhe Milani që mbanë kreun falë ndeshjes direkte.

Juventuës është në vendin e pestë në tabelë me 33 pikë. /IndeksOnline/