75 Mall Live Search
22:56 / E Mërkurë, 21 Gusht 2024 / G T

Veç Laçi pati minuta, Sparta Praga e Rrahmanit dhe Krasniqit afër kualifikimit në UEFA Champions League

Skuadra e Sparta Prague ka shënuar një fitore të madhe me rezultatin 2:0 në udhëtim në ndeshjen e parë të paly-offit ndaj Malmos në UEFA Champions League.

Në pjesën e parë skuadra çeke shënoi në minutën e 31’të me anë të Stryger Larsen (autogol), shkruan Indeksonline

Image

Në pjesën e dytë, klubi nga Suedia tentoi disa herë ta barazonte rezultatin por nuk e arriti këtë gjë.

Kurse në minutën e 89’të, Rynes shënoi golin e dytë për ekipin e Sparta Prague.

Kujtojmë që në këtë ndeshje minuta pati vetëm për një shqiptar dhe ai ishte Qazim Laci, kurse Ermal Krasniqi dhe Indrit Tuci ishin në bankën rezervë.

Te skuadra e Sparta Pragës tashmë është transferuar edhe sulmuesi kosovar, Albion Rrahmani./Indeksonline/