“Veç lavdata për të”, Bellamy për Aro Muricin: Ai është top-portier, gabime bëjnë të gjithë

Skuadra e Burnleyt ka barazuar 1:1 ndaj Brightonit në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Premier League.
Skuadra mysafire barazoi rezultatin pas një gabimi trashanik nga portieri i Kombëtares së Kosvoës, Aro Muric, shkruan Indeksonline
Pas ndeshjes, asistenti i Vincent Kompany, Craig Bellamy foli për gabimin e Muricit, por nuk e fajsoi aspak portierin kosovar.

“Nuk është gabimi i tij, është gabimi ynë”.
“Nuk kam asnjë problem me të. Ai është top-portier. Të gjithë bëjmë gabim, kshtuqë për të nuk kam asgjë tjetër, veç lavdata”, u shpreh legjenda e futbollit
Kujtojmë që ky ishte gabimi i dytë i portierit kosovar në dy ndeshjet e fundit në Premire League./Indeksonline/