21:29 / E Enjte, 06 Janar 2022 / OSH

Veç me një kërkim mund ta dini rrogën e tjetrit, edhe të Kryeministrit

Me pak kërkim në internet secili mund të ketë qasje të lehtë në të dhënat personale të kryeministrit Albin Kurti e shumë zyrtarëve të lartë të shtetit.

Kështu mund të mësojnë se nga dhe kush i paguan ata. Kjo pasi numrat personal të shumë zyrtarëve janë publik në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Krejt çka ju nevojitet është numri personal, i cili vazhdon të jetë publik për disa politikanë në formularët e deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Qasjen kaq të lehtë në këto informacione, po e vlerëson shqetësuese eksperti i kibernetikës, Driart Elshani.

Në rastin konkret, në aspektin e sigurisë rreziku nuk është shumë i lartë, por në aspektin e privatësisë po”, tha Elshani për ATV.

Elshani tregon ndryshimet që sipas tij duhen bërë në këtë aplikacion.

Për ta mbrojtur privatësinë dhe sigurinë, gjithmonë duhet të kemi diçka përtej numrit personal. Pra të ketë verifikim 2-3 faktorësh, për tu siguruar se duhet të kemi mbrojtje të privatësisë”, shtoi ai.

Publimikimi i të dhënave personale llogaritet shkelje e privatësisë, prandaj edhe ishte ndaluar që numri personal i zyrtarëve të shtetit të shënohej në formularët e deklarimit të pasurisë.

Megjithatë, në formularët e viteve 2010-2011 sot e asaj dite këto të dhëna janë lehtësisht të qasshme.