75 Mall Live Search
14:47 / E Hënë, 10 Mars 2025 / AR

Veç në të brendshme, modelja trondit fansat në “Javën e Modës”

Modelja braziliane, Alessandra Ambrosio tërheq gjithmonë vëmendjen me bukurinë e saj, por këtë herë në qendër të vëmendjes ishin zgjedhjet e saj të guximshme të modës në Javën e Modës në Paris.

Modelja braziliane ka veshur një veshje që jo të gjithë do të guxonin ta vishnin, transmeton Indeksonline.

Alessandra Ambrosio kthen kokën teksa shkon në Balenciaga Show në Paris

Gjegjësisht, në Javën e Modës në Paris sivjet, ajo kishte veshur një pulovër blu të errët me jakë V, dhe shumë u tronditën nga pantallonat e shkurtra të saj që dukeshin si të brendshme dantelle me kapele.

Alessandra Ambrosio kthen kokën teksa shkon në Balenciaga Show në Paris

Kombinimin provokues të modës ajo e ka ndarë edhe në Instagram dhe opinionet e ndjekësve kanë qenë të ndryshme. Disa i shkruajtën asaj duke e quajtur “E bukur”, “Bukuroshe në të Zeza” dhe “Diva”, ndërsa të tjerët nuk ishin tamam të emocionuar me zgjedhjet e saj të modës. 

“Grua e bukur, veshje e tmerrshme”, “Të rrish në shtëpi e veshur ashtu, perfekte! Ti je e bukur, por del me një dizajn të tillë… Jo. Je elegante, me klas, e zonja, jo reper”, “Um..perandori nuk ka rroba”, “Ndoshta ka harruar pantallonat, dikush duhet t’ia thotë”, shkruan disa në postimet e modeles./Indeksonline/