75 Mall Live Search
08:02 / E Martë, 22 Qershor 2021 / Blerim

Veç një gol, Argjentina arrin fitoren e dytë në Copa America

Kombëtarja e Argjentinë s ka shënuar fitoren e dytë në Copa America, pasi mposhti minimalisht 1 me 0 Paraguain.

Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në minuten e 10’të të takimit. Ishte Gomez ai që shënoi pas një asisti të Di Maria, shkruan IndeksOnline

Paraguai tentoi disa herë që ta barazonte rezultatin, por s’arriti një gjë të tillë edhe pse pati 2 goditje brenda portës.

Kjo ishte fitorja e dytë e Argjentinës në Copa America me rezultat 1-0. Me këtë fitore, ata vazhdojnë kryesimin në Grupin A me 7 pike, dy më shumë se vendi i dytë Kili (5)./IndeksOnline