Veç një tjetër vit i “zakonshëm” për Messin, ja statistikat
Lionel Messi e mbylli me gol vitin 2019 dhe këtë dekadë të suksesshme të tij pas fitores 4:1 ndaj Alaves.
Ai siguroi edhe çmimin e golashënuesit të vitit me 50 gola të realizuar.
Krahas kësaj ai dhuroi edhe 21 asiste në vetëm 58 ndeshje.
Në rrugëtimin e tij vjetor ai fitoi La Ligën, ndërsa me çmimet individuale ishte i pakrahasueshëm.
Ai fitoi katër çmime: Topin e artë, lojtari më i mirë i vitit nga FIFA, këpuca e artë, lojtari më i mirë në La Liga dhe trofeun Pichichi.
Kështu, “pleshti” e mbyll këtë vit shumë special, ndërsa arrin që për 9 vite të realizojë mbi 50 gola./Indeksonline/