75 Mall Live Search
22:35 / E Shtunë, 06 Mars 2021 / Blerim

Veç pak minuta për Muriqin, Juventusi i afrohet Interit

Skuadra e Juventusit ka shënuar fitore në xhiron e 26-të të Serie A.

Kampioni aktual italian arriti fitore 3 me 1 ndaj Lazios, shkruan IndeksOnline.

Pjesën e parë u shënuan dy gola, me Correa (për Lazion) dhe Rabiot (për Juven).

Në pjesën e dytë, skuadra e Andrea Pirlo tregoi lojë më të mirë dhe u shpërblye me dy gola të Alvaro Moratas.

Vedat Muriqi, ylli i Kombëtares së Kosovës, luajti vetëm 10 minuta në këtë përballje.

Me fitore, Juventusi futet në garë për titull. Juventinët tani kanë 52 pikë, shtatë më pak se lideri Inter (59). Kurse Lazio mbetët në pozitën e shtatë me 43 pikë./IndeksOnline/