11:17 / E Premte, 29 Maj 2020 / indeksADMonline

Veç paramendojeni Van Dijk-Koulibaly në mbrojtje, Klopp ia bën një zile mbrojtësit afrikan!

Jurgen Klopp e ka telefonuar mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly. Menaxheri gjerman i ka bërë me dije yllit afrikan planin e tij te Liverpooli.

Klopp i ka premtuar Koulibaly se do ta shëndrroj në një nga mbrojtësit më të mirë në botë.

Klopp ka ngurruar ta kontaktojë Koulibalyn pasi ka vërejtuar se Man United e PSG janë shumë të interesuara për shërbimet e tij.

Liverpool pritet që të lansojë ofertë prej 60 milionë eurosh për 28 vjeçarin.

Në rast se Koulibaly do të transferohej te Liverpooli, atëherë Klopp do të ndërtonte një dyshe të frikshme në mbrojtje, me Van Dijk si partner në qendër të mbrojtjes./Indeksonline/