75 Mall Live Search
09:08 / E Martë, 28 Qershor 2022 / AR

Veç po rritet, publikohen çmimet e naftës, benzinit e gazit në Kosovë për 24 orët e ardhshme!

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet “tavan” të derivateve për 24 orët e ardhshme në Kosovë.

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është 1.86 cent për litër.

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është 1.74 cent për litër.

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është 0.78 cent për litër.

Çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 28.06.2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data e publikimit.

Kujtojmë që dje çmimi i naftës ishte 1 cent më lirë, 1.85./Indeksonline/