21:44 / E Mërkurë, 13 Tetor 2021 / AD

Veçantia e klipit të ri nga Shyhretja e Engji, shfaqen me veshje rugoviane

Shyrehtja bashkë me vajzën Engjellushën, kanë paralajmëruar projekte të reja, që do të vijnë në bashkëpunim.

Në çdo klip, nënë e bijë kujdesen të shfaqen të kuruar deri në detajin e fundit, shkruan Indeksonline.

Ato kësaj radhe kanë bërë me dije që nuk i lenë anash as veshjet tradicionale, duke pozuar me veshjen e Rugovës në klipin e fundit.

‘Veshja e Rugoves,nder me te bukurat qe kam pare 😍 Pjese nga klipi i ri ne bashkpunim me mamin @shyhrete_behluli ❤️’, shkroi Engji në mbishkrimin e imazhit.

Ndryshe, kujtojmë që kënga e fundit e lansuar nga dyshja është “Na vijn dite ma t’mira”, e cila u mirëprit mjaftë nga fansat e tyre./Indeksonline/