18:49 / E Hënë, 11 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Vedat Bajrami iu gëzohet sukseseve të Duas: Kosovarja që po dridh një dynja

Dua Lipa mbrëmë ka shënuar histori duke u bërë shqiptarja e parë që fiton në ndarjen e çmimeve më prestigjioze të muzikës ‘Grammy Awards’.

Këtij suksesi i janë gëzuar të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, edhe aktori i njohur i humorit, Vedat Bajrami përmes një postimi në ‘Instagram’ ka shprehur lumturinë e tij, shkruan Indeksonline.

“Dy herë fituese e Grammy. Një ëndërr e vërtetë u realizua. Bravo Duaaaaa. Ksaj i thojn me ta knaq loqken e zemres. Kosovarja qe e dridh ni dyje” ishin fjalët e humoristitë të njohur.

Dua Lipa rrëmbeu çmimet  “Kënga më e mirë në zhanrin dance” dhe “Artistja më e mirë e re”, pjesëmarrëse në këtë event ishte edhe këngëtarja tjetër shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha./Indeksonline/