18:27 / E Mërkurë, 25 Shtator 2019 / indeksADMonline

Vedat Bajrami mirëpret aktorin turk “Çenarin” gjatë vizitës në Kosovë

Aktori i njohur i kinematografisë turke, Tolgahan Sayışman, sot ka arritur në Prishtinë, ku është pritur nga ministri Kijtim Gashi, shkruan Indeksonline.

Ai erdhi në Kosovë së bashku me gruan shqiptare Almeda Abazi dhe djalin Efehan.

Përpos që u prit nga ministri në detyrë, ai u prit edhe nga aktorë shqiptarë, siq ishte Vedat Bajrami që u pa përkrah tij.

Vedati gjithashtu kishte bërë një dedikim në llogarinë e tij në Instagram ku shkruante : “Vizit në Prizren me ekipen e Filmit nga Turqia dhe Aktorin Turk me prejardhje shqiptare Tolgahan Sayisman dhe Ministrin e Kultures Kujtim Gashi”.

Gjithashtu e pranishme u pa edhe ish ‘Miss Kosova’, bukuroshja Arbnora Ademaj.

Kujtojmë që aktori Sayisman ishte mjaft i pëlqyer nga publiku shqiptar me serialet e tij. /Indeksonline/