75 Mall Live Search
23:02 / E Enjte, 26 Shtator 2019 / indeksADMonline

Vedat Bajrami në përkrahje të Policisë së Kosovës

Humoristi i njohur kosovar, Vedat Bajrami vazhdimisht tregon mbështetjen e tij ndaj Policisë së Kosovës.

E këtë e ka bërë edhe në një postimi të fundit të publikuar në rrejtët sociale.

Vedati së bashku me Policinë e Kosovës ka përkrahur projektin ‘Edward’ e që shënohet në të gjithë Evropën e që njihet si dita Evropiane pa viktima në rrugë.

“Në përkrahje të Policisë së Kosovës për siguri në trafikun rrugor dhe shënimin e DITËS EVROPIANE PA VIKTIMA NË RRUGË #ProjectEDWARD”, ka shkruar aktori i njohur përkrah fotografisë ku shihet së bashku me një pjesëtar të Policisë së Kosovës./Indeksonline/