75 Mall Live Search
12:22 / E Martë, 24 Shtator 2019 / indeksADMonline

Vedat Bajrami nga Toronto-ja, për premierën e filmit “Zana”

Filmi i gjatë artistik “Zana”, prodhim i Kosovës dhe Shqipërisë, nga Antoneta Kastrati, ka marrë pjesë në premierën botërore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto (TIFF), shkruan Indeksonline.

Mbështetësit kryesorë financiarë të filmit janë Qendra Kinematografike e Kosovës, Qendra Kombëtare e Kinematografisë (Shqipëri), Panavision New Fimmaker Grant, SFFILM Rainin Grant, Light Iron dhe Komuna e Pejës.

Projekti filmik ishte po ashtu pjesëmarrës i Midpoint Feature Launch 2017, fitues i Midpoint Development Award dhe pjesëmarrës i Midpoint Editing Room.

Producent i filmit “Zana” është Casey Cooper Johnson dhe bashkëproducentë Sevdije Kastrati me Crossing Bridges Films (Kosovë), Dritan Huqi me On Film Production (Shqipëri), dhe Miguel Govea dhe Brett Walker nga Alief.

Në rolet kryesore luajnë: Adriana Matoshi, Astrit Kabashi, Fatmire Sahiti, Mensur Safçiu, Irena Cahani, Shengyl Ismajli, Vedat Bajrami, Çun Lajçi dhe Ilire Vinca.

Ndryshe, Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Toronto u hap me filmin dokumentar “Once Were Brothers”.

E së fundmi ka qenë aktori i njohur Vedat Bajrami, i cili ka publikuar disa fotografi nga ky eveniment në Toronto. /Indeksonline/