Vedat Bajrami tregon historinë e transferimit të Zhegrovës te Juventusi, refuzoi oferta nga Premierliga

Edon Zhegrova javën e kaluar morri vëmendjen e mediave kosovare, italiane dhe atyre botërore.
Ylli kosovar bëri hapin më të madh në karrier, ku nga skuadra e Lille u transferua te gjiganti italian, Juventus, shkruan IndeksOnline.
Derisa aktori i njohur, Vedat Bajrami i cili është shokë i afërt i Edon Zhegrovës, ka treguar si ndodhi transferimi i tij te Juventusi,
Ai në një intervistë për Antonella Pira, udhëheqës i kanalit “Il Bianconero” në Youtube, tha se Zhegrova kishte oferta nga disa klube nga Premierliga angleze, dhe nga skuadrat franceze, por zgjodhi të bashkohet me Juventusin.
Si erdhi zgjedhja për Juventusin?
“Edoni gjithmonë ka pasur njohuri të gjera për futbollin europian. Ai u rrit duke ndjekur klubet e mëdha në Itali, Spanjë, Angli e Gjermani. Në fund, dëgjoi zemrën e tij: Juventus ishte zgjedhja e duhur”.
Pse pikërisht Juventus?
“Sepse kur dëgjon zemrën tënde, nuk ke dyshime. Zemra e tij rreh për Juventusin. Ai nuk mungon kurrë në energji dhe vendosmëri, dhe ky vendim erdhi instinktivisht e natyrshëm.”
A pati klube të tjera të interesuara?
“Po, disa klube nga Premierliga e ndoqën me kujdes. Napoli ishte shumë i interesuar, ashtu si Marseille. Gjithashtu edhe Milan e Roma shfaqën shenja interesi”.
Kur nisi seriozisht kontakti me Juventusin?
“Ishte një udhëtim plot emocione dhe momente stresuese deri në ditën e fundit të merkatos. Më 31 gusht gjithçka u mbyll, dhe çdo sakrificë e bërë e çoi Edonin te fanella bardhezi.”
Ditët e para në Torino
“Edoni është ambientuar shpejt. Ai e pëlqen klimën, ushqimin dhe bukurinë arkitektonike të qytetit. Ka gjetur staf shumë profesionist te Juventusi dhe një mikpritje të ngrohtë nga vendasit”.
Takimi me Alessandro Del Piero
“Një moment i veçantë dhe emocionues. “Edoni adhuron njerëzit e thjeshtë e autentikë, dhe Del Piero është pikërisht i tillë: një legjendë që di të jetë i përulur. Ata u argëtuan së bashku dhe pati respekt të madh reciprok.”
Përshtypjet nga tifozët dhe shokët e skuadrës
“Ai u mahnit nga pritja e tifozëve, të cilët i dhanë energji pozitive. Një episod interesant ndodhi ditën e dytë, kur gjatë rrugës për në Paris për dokumentet, të gjithë punonjësit e aeroportit të Torinos kërkuan foto me të. Në Francë, shumë njerëz menduan se po kthehej për të luajtur atje, por Edoni buzëqeshi dhe tha se e do Italinë dhe klimën e saj.
Sa i përket dhomës së zhveshjes, jo të gjithë lojtarët ishin të pranishëm për shkak të grumbullimeve me kombëtaret, por ai menjëherë gjeti harmoni me tre portierët e Juventusit, të cilët e mirëpritën ngrohtësisht dhe e njohën me kulturën torineze”.
Mesazhi për tifozët bardhezi
“Dua të përshëndes personalisht të gjithë stafin e Juventusit dhe tifozët bardhezi. U rrita duke admiruar klubet e mëdha italiane dhe kam kujtime të mrekullueshme nga legjenda si Pirlo, Maldini, Nesta, Del Piero, Totti, Buffon e shumë të tjerë. Që sot, edhe unë jam një fans Fino alla Fine. Ju dëshiroj një sezon plot fitore e kënaqësi.
Me respekt,
Vedat Bajrami.”