75 Mall Live Search
23:35 / E Shtunë, 24 Maj 2025 / G T

Vedat Muriqi e mbyll sezonin me Mallorcan, veç shtatë gola nga sulmuesi kosovar

Skuadra e Mallorcas e ka mbyllur sezonin 2024/25 në La Liga, pas barazimit 0:0 ndaj Rayo Vallecanos.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi me skuadrën e tij e mbylli në pozitën e 10-të me 52 pikë, shkruan Indeksonline

Muriqi shënoi vetëm shtatë gola gjatë këtij sezoni në të gjitha garat me ekipin spanjoll. Ai poashtu bëri edhe dy asiste.

Sulmuesi “dardan” kishte munguar në disa ndeshje shkaku i lëndimit, por u rikthye.

Vedo ka kontratë me Mallorcan deri në vitin 2027, por gjatë afatit kalimtar të verës mund të bëjë ndonjë ndryshim skuadre./Indeksonline/