Vedat Muriqi e “shkel” i vetëm San Marinon, Kosova e pamëshirshme për San Marinon

Kosova ka shënuar fitore të thellë në miqësoren ndaj San Marinon që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Dardanët fituan me rezultat 4-1 ndaj një kundërshtari që përveç shënimit të golit ishte inegzistente në fushë, shkruan Indeksonline.
Të katër golat për Kosovën i shënoi Vedat Muriqi, që njëherit bëhet futbollisti i parë i Kosovës që shënon katër gola në një ndeshje.
Në tri golat e para, sulmuesi i Lazios u asistua nga Zeneli derisa të katërtin e shënoi nga penalltia.
Golin e vetëm për San Marinon e shënoi Tomassini në minutën e 85-të të ndeshjes.
Ndeshjen e radhës Kosova e luan ndaj Maltës me 4 qershor. /IndeksOnline/